
Anderlecht dhe Hacken do të përballen të enjten e 24 korrikut për të luajtur sfidën e parë të fazës së dytë kualifikuese të UEFA Europa League. Ndeshja që do të zhvillohet në Belgjikë, nis në orën 20:00.
Tashmë, UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë sfidë, të cilët do të jenë 6 shqiptarë.
Kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Eldorjan Hamiti. Ndërkohë që asistentë të tij, janë emëruar Ilir Tartari dhe Ani Koçiaj. Ndërkohë që rolin e arbitrit të katërt do ta bëjë Erjon Bastari.
Nga dhoma e VAR-it në nidhmë të Hamiti do të vijë arbitri tjetër shqiptar, Kreshnik Barjamaj. Ndërkohë që asistent i këtij të fundit do të jetë Olsion Yzeiraj.
Vlen të përmendet se në fushë do të jetë portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili aktivizohet me suedezët e Hacken.