Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Shkak bëhet moti i keq, UEFA merr vendimin për dy ndeshjet europiane

Shkruar nga NEWSPORT
Shkak bëhet moti i keq, UEFA merr vendimin për dy ndeshjet europiane
Europa League - Conference League/ © Credits uefa.com

UEFA ka njoftuar ndryshime në oraret e dy ndeshjeve të planifikuara për mbrëmjen e sotme në Holandë, për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar stuhi të forta që pritet të godasin vendin pasdite, si pasojë e mbërritjes së stuhisë Benjamin.

Për këtë arsye, UEFA ka vendosur të ndryshojë oraret e fillimit të ndeshjeve të Europa League dhe Conference League, me qëllim garantimin e sigurisë së tifozëve dhe pjesëmarrësve. Vendimi është marrë në koordinim me autoritetet vendase dhe klubet pritëse.

Sipas njoftimit zyrtar, sfida mes Feyenoord dhe Panathinaikos, e parashikuar fillimisht për në orën 18:45 në Rotterdam, do të nisë në orën 16:30. Ndërsa takimi AZ Alkmaar – Slovan Bratislava do të zhvillohet më herët, duke u zhvendosur nga ora 21:00 në 18:45.

Poll

Lexo gjithashtu