
Dybala, Dovbyk, Hummels
Lajme të mira për Romën në prag të sfidës me Porton në Europa League. Tre lojtarë që nuk luajtën në ndeshjen e fundit të Serie A janë rikthyer me pjesën tjetër të grupit në stërvitje.
Janë Mats Hummels, Devyne Rensch dhe Paulo Dybala që rikthehen në stërvitje. Argjentinasi pësoi një dëmtim në sfidën e parë në “Dragao” përballë Portos duke dalë nga fusha në fundin e pjesës së parë.
Të tre lojtarët tashmë pritet të jenë nën urdhrat e Ranierit për ndeshjen e nesërme. Takimi i parë në Portugali u mbyll në shifrat 1-1, gjithçka do të vendoset në “Olimpicon” e Romës.
Poll