
Milani do të presë në shtëpi skuadrën e Romës për të luajtur ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Europa League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, do të startojë në orën 21:00.
Tashmë dy trajnerët, Stefano Pioli dhe Daniele De Rossi kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të derbit të Italisë, Milan-Roma.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Gabbia, Theo Hernandez; Bennacer, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli
ROMA (4-3-3): Svilar; Celik, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy. Trajner: Daniele de Rossi