
Matic - Onana
Manchester United dhe Lyon do të përplasin “brirët” nesër në mbrëmje, e cila vlen në kuadrin e çerekfinaleve të Europa League.
Përpara këtij ballafaqimi portieri i Manchesterit Onana kishte pohuar se ekipi anglez janë shumë herë me të mirë se Lyon. Në një konferencë për shtyp nuk ka munguar reagimi i Nemanja Matic, një ish i këtij dueli, i cili gjeti kohën të tallet me gardianin:
“Frazat e Onana-s? Kur je një nga portierët më të keq në historinë e Manchester United, duhet të kesh kujdes se çfarë flet. Nëse do të ishte Van der Sar, Schmeichel ose de Gea, do e kuptoja, por kur diçka e tillë citohet prej Onana-s, çfarë të them! Ai është një nga portierët më të këqinjë”, u shpreh Matic.
Poll