Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Ka gjykuar edhe në "Air Albania", zyrtarizohet arbitri i finales së Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Ka gjykuar edhe në "Air Albania", zyrtarizohet arbitri i finales
Berat Gjimshiti - Istvan Kovacs - Granit Xhaka

Istvan Kovacs do të jetë arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e UEFA Europa League 2024, sfidë që do të luhet mesa Atalantës dhe Bayer Leverkusen.

39-vjeçari rumun është një emër i njohur ndërkombëtarisht që nga viti 2010. Gjithashtu, edhe në këtë sezon futbollistik, Kovacs ka gjykuar 8 ndeshje në UEFA Champions League dhe një ndeshje në Europa League.

Për rumunin, kjo do të jetë finalja e dytë në kompeticionet evropiane për klube, pas arbitrimit të finales së Conference League 2022, ajo mes Romës dhe Feyenoord e zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Kujtojmë që finalja Atalanta – Bayer Leverkusen do të zhvillohet më 22 maj në Dublin, Irlandë. Kjo sfidë do të startojë në orën 21:00.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga