Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

FOTO/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka më të mirët në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka
Granit Xhaka dhe Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti mbrëmjen e djeshme realizoi ëndrrën e tij dhe të shumë tifozëve. Mbrojtësi i Atalantës ia doli që me shiritin e kapitenit në krah të ngrinte lart një nga trofetë më të dëshiruar nga ekipet “big”.

Atalantë fitoi 3-0 ndaj Bayer Lervekusen, ku kapiteni i kombëtares shqiptare si gjithmonë ishte një “mur”  i pakalueshëm në prapavijë. Paraqitjet e tij në ndeshjet e këtij kompeticioni kanë qenë thjeshtë fantastike, ndërsa ka ngritur ‘peshë’ zemrat e shumë tifozëve italianë dhe shqiptarë

"Soffascore" ka zgjedhur formacionin më të mirë të Europa League për këtë sezon. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe Berat Gjimshiti është pjesë e kësaj 11-tëshe. Shqiptari ka vendin e tij në qendër të mbrojtes, ndërsa është vlerësuar me notën 7.23.

Por jo vetëm kaq, pjesë e kësaj 11-she është edhe Granit Xhaka. Mesfushori shqiptare me paraqitjet e tij me Leverkusen në këtë sezon ka "zaptuar" kështu mesin e fushës.

FOTO/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka
Berat Gjimshiti në formacionin e më të mirëve në Europa League sipas "Sofascore"

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga