Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“E humbëm përqendrimin”, Klopp pas sfidës me Atalantën: Mesfusha u shpërbë, nuk po e njihja më skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT
“E humbëm përqendrimin”, Klopp pas sfidës me
Jurgen Klopp

Liverpool u mposht në shtëpi nga Atalanta mbrëmjen e djeshme, me skuadrën italiane që triumfoi 3-0 në “Afield” në çerekfinalen e parë të Europa League. Një humbje që ua vështirëson akoma më shumë punën anglezve për të siguruar kalimin në fazën tjetër, pasi duelin e kthimit do ta luajnë pas një jave në Itali.

Pas kësja disfate ka folur për mediat Jurgen Klopp. Gjermani thekson se skuadra e tij humbi përqendrimin, pasi mesfusha u shpërbë. Megjitatë ai do të bënte sërish të njëjtën zgjedhe për formacionin, ndërkohë nuk po e njihte më skuadrën e tij.

“E nisëm mirë, por nuk patëm vazhdimësi. E humbën përqëndrimin kur Atalanta ende nuk e kishte shënuar golin e parë. Mesfusha u shpërbë dhe ishte pak e çuditshme sepse nuk po e njihja më skuadrën.

Rotacioni? Duhet ta bëj sepse nëse kërkojmë t’i shkojmë deri në fund këtij sezoni, atëherë lojtarët duhet të zëvendësohen. Unë do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje. Jam i përgjegjësi numër një për këtë humbje, por e theksoj se nuk do të ndryshoja vendimin për të lënë disa prej lojtarëve titullarë në stol. A mund të fitojmë 3-0 në Itali? As që e kam idenë”, u shpreh Klopp.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga