
Bayern Leverkusen është vetëm 90 minuta larg finales së Europa League. Kampionët e gjermanisë do të presin në shtëpi Romën për të bërë mes tyre llogaritë për finalen e madhe. Sfida eparë mes tyre e zhvilluar në ‘Olimpico” ka përfunduar me shifrat 2-0 në favor të Leverkusen.
Në prag të këtij takimi Alonso ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ‘stepet’ dhe mbrëmjen e sotme do të kërkojnë ‘hakmarrjen’ për eliminimin nga ky kompeticion vitin e kaluar. Ndër të tjera timonieri spanjoll nënvizon se në fund do të gëzojnë sërish bashkë me tifozët
“Do të jetë një super ndeshje, me një super atmosferë. Është një gjysmëfinale evropiane, një rast i mrekullueshëm për ne. Më kujtohet se si na pritën tifozët vitin e kaluar ishte e pabesueshme. Ne nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar, kur Roma na eliminoi, do të duhet ta përdorim këtë dhimbje për të shkuar në finale dhe për gëzuar së bashku me tifozët tanë në fund të ndeshjes”, ka deklaruar Alonso.