Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“Atalanta e meritoi fitoren”, Alonso pas humbjes në finale: Skuadra nuk bëri lojën e saj, turp

Shkruar nga NEWSPORT
“Atalanta e meritoi fitoren”, Alonso pas humbjes në finale:
Xabi Alonso

Bayer Leverkusen u mposht në finalen e Europa League. Atalanta fitoi 3-0 në një ndeshje spektakolare. Gjermanët pësojnë humbjen e parë sezonale, por fatekqësisht ndodhi në finalen e një kompeticioni europian.

Xabi Alonso foli pas kësaj humbje. Timonieri i kampionëve të Bundesligës theksoi se Atalanta e meritoi fitoren, pasi skuadra e tij nuk ia doli të bënte lojën e saj dhe mbrëmja e djeshme për ta ishte e keqe.

“Atalanta ishte më e mirë se ne, nuk mund të thuash ndryshe. Nuk mundëm të luanim ashtu siç donim, pas golit të parë Atalanta gjeti energji të madhe dhe ne e pranuam atë. Ne ishim gati për duelet një kundër një në të gjithë në fushë, por ne nuk ishim në gjendje të imponoheshim. Nuk ishte dita jonë, është turp që ndodhi në finale, por ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta pranojmë.

Do të analizojmë çdo detaj pas ndeshjes, ndoshta ka pasur disa gabime, edhe të miat. Humbëm shumë duele një kundër një. Ndeshja që kishim përgatitur nuk funksionoi dhe patëm disa probleme”, deklaroi Xabi Alonso.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga