Kastriot Çaushi i ftuar në panelin e RTSH ka folur për fitoren e Lazios në Europa League. Për të, lacialët janë on top dhe nëse mundin Interin në Serie A, atëherë bëhet pretendente kryesore. Çaushi ndër të tjera kujton edhe kohërat e arta të ekipit roman para 20 e kusur vitesh.
“Janë shumë larg të dy trajnerët me njëri-tjetrin. Kam vite që e ndjek futbollin.
Lazio është rikthyer në formën e para 21 ose 22 viteve. Ka 2 ekipe, 22 lojtarë të ngajshëm. Është ekip i ri. Pak lojtarë kanë moshë të madhe. Tregu lacial duhet t’i mbajë këta lojtarë dhe të mos i shes.
Nëse mund Interin, s’po them do të dal kampion, por në 4-she me siguri.
Lazio është si ajo Lazio e madhe me Veron, Nedved etj.”, u shpreh Çaushi.