Në prag të ndeshjes kundër Sheffield Wednesday në Championship, trajneri i Bristol City Gerhard Struber, ka prekur edhe temën mbi mundësinë e largimit të sulmuesit Anis Mehmetit në merkaton e dimrit, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja.
Gjatë këtij edicioni, lojtari i Kombëtares e ka gjetur golin në 9 raste, shto 6 asiste në 31 paraqitje. “Mendoj se nuk është një surprizë e madhe që Anisi përflitet te disa klube, dhe mendoj se medias i duhet po ashtu diçka për të shkruajtur.
Është një kohë normale që sjell disa tituj kryesor, kështu që do të shohim. Gjithashtu Anisi e di sa i rëndësishëm është për skuadrën, dhe ka një ofertë me të vërtetë të mirë në tavolinë nga ne.
Do e shikojmë çfarë do vendos, por gjithashtu për ne, është e rëndësishme ta dimë. Na duhen në lojtarë që janë të impjenjuar me Bristol City.
Mendoj se duhen lojtarë që dashurojnë të luajnë për klubin tonë dhe të mos mendojnë shumë në drejtime të ndryshme”, u shpreh Gerhard Struber. Pas 28 javësh në Championship, Bristol mban pozitën e 11-të me 40 pikë, 2 më pak nga zona “play-off” për ngjitjen në Premier League.
