
Momente nga festa e nje grupi tifozesh
Egnatia po vazhdon të shkruajë historinë në Europë. Rrogozhinasit mbrëmjen e djeshme mposhtën 1-0 Dinamo Minsk në “Egnatia Arena”. Një fitore që i kualifikoi në fazën tjetër të Conference League, me kampionët që triumfuan me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Padiksutim që një sukses i tillë ka ngritur “peshë” zemrat e tifozëve. Këto të fundit janë mjaft të entuziasmuar, teksa festojnë me fishekzjarre dhe kërcejnë nëpër rrugë.
Bori makinash dhe tifozë që gëzojnë, festa për ta është e gjitha legjitime. Ndërkohë kujtojmë se Egnatia në fazën e 3-të të Conference League do të sfidojë Olimpija Ljubljana.
Poll