
Përfundojnë dhe katër sfidat e fundit për ditën e sotme në Conference League. Olimpija Ljubljana e Jurgen Çelhakës është mposhtur në minutat e fundit nga skuadra e Borac Banja Luka.
Ekipi i mesfushorit shqiptar gjendej në inferioritet numerik që nga minuta e 52-të, pasi Florucz u ndëshkua me karton të kuq. Çelhaka me të tijët do të presin pas një jave në Slloveni ekipin e sotëm për të vendosur se kush do të kualifikohet në raundin tjetër.
Real Betis ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Gent me shifrat 3-0. Për spanjollët në këtë takim realizuan Antony, Bakambu dhe Altimira.
Goli i Antony
Copenhagen është mposhtur në shtëpi me përmbysje nga Heidenheim me rezultatin 2-1. Në pjesën e parë ekipi danez shënoi i pari, por ishin gjermanët ata që në pjesën e dytë përmbysën gjithçka. Ndërsa sfida midis Omonias dhe Pafos është mbyllur në barazim me rezultatin 1-1.