Fiorentina është kualifikuar në grupet e Conference League, pasi mposhti përmes penalltive skuadrën e Puskas në Hungari. "Violët" u treguan të saktë në çdo penallti të goditur, teksa vendasit e Puskas gabuan vetëm 1 që rezultoi vendimtare.
Koha e rregullt përfundoi barazim 1 me 1. Gjatë “extra time” asnjë gol nuk u shënua, ndërsa vlen për t’u theksuar se Fiorentina e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë për shkak të daljes me karton të kuq të Ranierit dhe Comuzzos.
Një fitore mjaft e rëndësishme për klubin e Seria A. Tashmë Fiorentina pritet të njihet me shortin e Conference League.
Penalltitë e ndeshjes:
Poll