
Drita
Drita ka triumfuar përballë Differdange në ndeshjen e parë “play-off” të UEFA Conference League. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 2-1 në favor të shqiptarëve.
Golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit u shënuan nga Dabiqaj në minutën e 30-të dhe nga Krasniqi në të 80-tën, i cili ktheu në gol një penallti. Në krahun tjetër, golin e vetëm për luksemburgasit, e shënoi Buch ne të 65-tën.
Kështu, “Intelektualët” janë shumë pranë kalimit në grupin e Conference League. Ndërkohë që ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet pas një jave, pra më 28 gusht.
Goli i Dabiqaj
Goli i Krasniqit
Poll