Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ 9 gola në 2 sfida! Shqiptarët largohen me “kokën lart” nga Evropa, Drita dhe Shkëndija s’ia dalin në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 9 gola në 2 sfida! Shqiptarët largohen me “kokën
Samsunspor - Shkëndija / Celje - Drita

Kanë përfunduar ndeshjet e ekipeve shqiptare, të vlefshme për “play-off” e Conference League. Në dy duelet e kthimit që nisën në orën 18:45, u shënua një total prej 8 golash.

Pas humbjes 0-1 në shtëpi një javë më parë, Shkëndija është mposhtur edhe sonte në transfertë përballë turqve të Samsunspor, me shifrat 4-0. Kështu, ekipi nga Tetova mbyll aventurën evropiane.

Në krahun tjetër, Drita humbi si në ndeshjen e parë në Prishtinë, 3-2 përballë Celje. Dy sfida “fotokopje”, duke bërë që kampionët e Kosovës i thonë “mirupafshim” Conference League.

Megjithatë, vlen të theksohet se edhe pse ishin debutues në këtë kompeticion, dy ekipet shqiptare treguan cilësi dhe seriozitet. Kështu, Drita dhe Shkëndija largohen me kokën lart.

GOLAT:

Goli i Seslar (Celje 1-0 Drita)

Goli i Hrka (Celje 2-0 Drita)

Goli i Krasniqit (Celje 2-1 Drita)

Goli i Seslar (Celja 3-1 Drita)

Goli i Dabiqajt (Celje 3-2 Drita)

Goli i Ntcham (Samsunspor 1-0 Shkëndija)

Goli i Ndiaye (Samsunspor 2-0 Shkëndija)

Goli i Marius (Samsunspor 3-0 Shkëndija)

Poll

Lexo gjithashtu