Kanë përfunduar 9 ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme, të vlefshme për raundin e 5-të të Conference League. Në 9 sfidat e ditës së sotme kishte surpriza, teksa u shënua një total prej 26 golash.
Shkëndija ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Slovan Bratislavës, me shifrat 2-0 falë një autogoli dhe golit të Sebastian Spahia. Kështu, tetovarët shkojnë në kuotën e 7 pikëve në vendin e 19-të.
Në krahun tjetër, Drita humbi në “Fadil Vokrri” përballë gjigantit holandez, AZ Alkmaar me shifrat 0-3. Kampionët e Kosovës zbresin në vendin e 15-të me 8 pikë, por janë ende në lojë për kualifikimin.
NDESHJET E TJERA:
Breidablik 3-1 Shamrock Rovers
Fiorentina 2-1 Dinamo Kiev
Hacken 1-1 AEK Larnaca
Jagiellonia 1-2 Rayo Vallecano
Noah 2-1 Legia Varshavë
Samsunspor 1-2 AEK Athinë
Univ. Craiova 1-2 Sparta Pragë
GOLAT / Shkëndija 2-0 Slovan Bratislava:
Autogoli i Bajric (Shkëndija 1-0 Slovan Bratislava)
Goli i Spahiut (Shkëndija 2-0 Slovan Bratislava)
GOLAT / Drita 0-3 AZ Alkmaar:
Goli i Mijnans (Drita 0-1 Alkmaar)
Goli i Jensen (Drita 0-2 Alkmaar)
Goli i Sadiq (Drita 0-3 Alkmaar)
