Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Synojnë përmbysjen ndaj Celjes, Zekirija Ramadani: Besojmë te kualifikimi, në fushë do të zbresin 11 gladiatorë

Shkruar nga NEWSPORT
Synojnë përmbysjen ndaj Celjes, Zekirija Ramadani: Besojmë te
Zekirija Ramadani

Drita do të luajë ditën e sotme në Slloveni ndaj Celje. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të fazës “Play-Off”, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar me shifrat 3-2 për sllovenët.

Zekirija Ramadani ka folur para kësaj sfide, ku ka theksuar se ekipi i tij është përgatitur në maksimum dhe do të tentojnë përmbysjen. 90-minuta shumë të luftuara priten, me kampionët e Kosovës që do të jenë “all-in” për të shkruar historinë në Conference League.

“Kemi 90 minuta për ta përmbysur rezultatin. Futbollistët janë të motivuar, nuk kemi presion. Duhet të jemi mendjeprerë. Ju garantoj atyre që kanë ardhur në Slloveni, që do të shohin 11 gladiatorë e jo 11 manekinë.

Drita nëse kalon tutje, mund të jetë një befasi në Conference League, sikurse Bodo/Glimti në Ligën e Kampionëve. Nuk e besoj ende eliminimin”, ka theksuar Ramadani.

Poll

Lexo gjithashtu