
Pas humbjes në sfidën e parë 2-0, Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit mbrëmjen e sotme kundër Iberia 1999. Sfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” do të startojë në orën 20:00. Në prag të kësaj ndeshje ka folur ish-trajneri, Sulejman Starova.
“Partizani vjen pas një rezultati të disfavorshëm. Bëri një pjesë të madhe më të mirë se kundërshtari, ndërsa në të dytën ishte me inferioritet numerik. Kjo të jep besim për kualifikimin e Partizanit. Rezultati 2-0 nuk është i favorshëm, por me kontigjentin që ka… Bën 1 gol në pjesën e parë dhe i ka të gjitha mundësitë për ta kthyer. Të ruhen nga kundërsulmet dhe të bëjnë presion gradualisht. Lojtarët i kanë edhe pse mungon Hadroj. Unë kam një besim që Partizani do ta kalojë. 2 gola nuk janë pak, por Partizani ka treguar që ishte superior kur ishte 11 me 11.
Është shumë e vështirë prandaj është edhe rezultati 2-0, por gjykimi la për të dëshiruar atje. Partizani të bëjë detyrën sot dhe të fitojë ndeshjen dhe presim gjykim të mirë. Golat mund të shënohen edhe në pjesën e dytë, por mendoj se Shehi e ka përgatitur skuadrën të mos mendojë për 3 gola. E kanë treguar që kanë luajtur më mirë se kundërshtari atje. Egnatia? Humbi një rast shumë të mirë. Ballkani me skuadra anonime po shkon në grupe pikërisht nga kontigjenti i madh që kanë pasur. Egnatia për mua është i kualifikuar, problemi është Partizani”, ishin fjalët e Starovës.