Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Strakosha e ktheu në dramë dhe tifozët vërshuan me komente negative, klubi grek merr vendimin drastik

Shkruar nga NEWSPORT
Strakosha e ktheu në dramë dhe tifozët vërshuan me komente
Noah - AEK (3-1)

Dita e sotme është për t’u harruar te AEK. Klubi grek humbi me rezultatin 3-1 përballë Noah dhe antagonisti ishte padyshim Thomas Strakosha.

Portieri i Kombëtares shqiptare u bë viral për golin e dytë që pësoi. Portieri kundërshtar i shënoi me goditje nga porta e tij në fundin e takimit.

Por jo vetëm kaq, ishte pikërisht një gafë e Strakoshës në minutën e 33 që i dha mundësi armenëve për të barazuar. Më pas ndodhi dhe përmbysja e madhe.

Me përfundimin e ndeshjes, tifozët vërshuan me komente negative në rrjetet sociale të AEK. Për këtë klubi grek mori vendimin drastik që të bllokojë komentet.

Kujtojmë se ky çift do vendosë cili prej dy kundërshtarëve kalon në “play-off” të Conference League. AEK shpreson që të kthejë gjithçka në Greqi, kur të luhet ndeshja e kthimit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga