Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

SHORTI/ Duel shqiptarësh në fazën e 1/8-ave, Drita e Shkëndija mësojnë rivalët e mundshëm në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
SHORTI/ Duel shqiptarësh në fazën e 1/8-ave, Drita e
Conference League

Drita e Shkëndija ditën e sotme mësuan kundërshtarët e tyre në fazën “Play-Off” të Conference league. Kampionët e Kosovës u shortuan me Celje, ndërsa kampionët e Maqedonisë së Veriut “peshkuan” Samsunsport, ish-skuadrën e Arbnor Mujës.

Ndërkohë dy ekipet shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre të mundshëm nëse kalojnë me sukses “Play-Off”. Kështu nëse kualifikohen në fazën e 1/8-ave të këtij turneu, Drita do të sfidohen me njërin prej Sparta Prague, ish-skuadra e Qazim Laçit ose AEK-un e Thomas Strakoshës.

Ndërkohë Shkëndija mund të përballet me njërën prej Shakhtar Donetsk ose Rayo Vallecano të Ivan Balliut. Shorti për fazën 1/8-ave të Conference League do të hidhet më 27 shkurt.

Poll

Lexo gjithashtu