Drita do të përballet këtë të enjte në shtëpi me Celje, në ndeshjen e vlefshme për “play-off” e 1/16-ave të Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nis në orën 21:00. Në prag të këtij dueli ka folur kapiteni i kampionëve të Kosovës, Rron Broja.
“Kemi cilësi për të kaluar fazën e play-off. Të jemi pjesë e Ligës së Konferencës do të thotë shumë për ne dhe tifozët tanë. Për një futbollist që është lindur dhe rritur në Kosovë ka qenë gjithmonë ëndërr të jetë pjesë e garave europiane.
Mendoj se kjo është ndër arritjet më të mëdha si lojtar. E kemi bërë gjithë Kosovën krenare dhe është përgjegjësi e madhe ta veshësh këtë fanellë”, është shprehur kapiteni i ekipit të Dritës, Rron Broja.
