
Dnipro
SK Dnipro-1 ka falimentuar. Klubi i njohur i elitës së futbollit ukrainas është tërhequr nga kualifikueset e Conference League.
Po ashtu nuk do të jetë pjesë e kampionatit ukrainas. Gjithçka ka ndodhur pasi lojtarët zgjidhën kontratat e tyre.
Borxhet e shumta dhe humbja e gjyqeve dërguan klubin drejt falimentimit. Dnipro ishte në garë për grupet e Conference League.
Në turin e dytë të saj gjetën hungarezët e Puskas. Këto të fundit kalojnë automatikisht në turin e tretë pasi fituan ndeshjet në tavolinë.
Poll