
Partizani
Pasi barazoi 1-1 në “Elbasan Arena”, Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit përballë Marsaxlokk. Sfida që do të zhvillohet në Maltë, do të startojë në orën 20:00.
Një ndeshje mjaft e rëndësishme për “Demat”, të cilëve u bën punë vetëm fitorja. Megjithatë, janë pikërisht ‘djemtë’ e Orges Shehit që janë të favorizuar në letër ashtu dhe nga bastet, fiks si në ndeshjen e parë.
Një fitore e mundshme e Partizanit kuotohet me 2.01, ndërsa fitorja e maltezve vlerësohet me 3.4. Ndërkohë barazimi me 3.3.
Poll