
Alexandros Tsakalidis do të jetë arbitri që do gjykojë ndeshjen e nesërme në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Vikingur Reykjavik për Conference League. Nëse i referohemi moshës së Tsakalidis, ai është vetëm 32-vjeç, çka do të thotë se ka një mungesë të konsiderueshme eksperience.
Interesante është se arbitri grek nuk ka drejtuar kurrë më parë një ndeshje të Champions League, Europa Legaue apo Conference League. Kjo do të jetë prezenca e tij e parë në një kompeticion europian për klube.
Pasiguria është e madhe për të dyja ekipet, pasi ai mund të bëhet shkaktar në përcaktimin e fateve të ndeshjes. Arritja e tij më e lartë deri në këtë pikë është qualifikueset e e Kampionatit Europian U-21 mes Moldavisë dhe Andorrës, ndeshje modeste.