Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Noonan bëhet golashënuesi më i ri në Conference League, 16-vjeçari zgjohet në mëngjes dhe shkon në shkollë

Shkruar nga NEWSPORT
Noonan bëhet golashënuesi më i ri në Conference League,
Michael Noonan

Djaloshi Michael Noonan hyri mbrëmjen e djeshme në historinë e UEFA Conference League. Me golin e realizuar dje për Shamrock Rovers, sulmuesi irlandez u bë shënuesi më i ri në historinë e këtij kompeticioni.

Në moshën 16 vjeç e 197 ditë, Noonan u bë golashënuesi më i ri i Conference League. Mirëpo, në rrjet kanë filluar shakatë për të që sot në mëngjes, jo më larg është nëna e tij që ka hedhur një batutë për të birin.

“Dhe kthehet për të shkuar në shkollë”, shkruan e ëma e tij në një postim të Tëitter duke thënë me batutë që pas shënimit të golit që i dha fitoren ekipit të tij, Noonan duhet të shkojë në shkollë që në mëngjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga