
Dinamo do të mësojë ditën e sotme kundërshtarët në raundin e dytë të Conference League. Dinamovitët do të jenë sy e veshë nga Nyon i Zvicrës, ku në orën 14:00 do të hidhet shorti.
Dinamo për shkak të koeficientit të ulët në Europë, ndodhet në vazon e jofavoritëve. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të shpresojë që goglat të jenë të mëshirshme dhe të “peshkojnë” një skuadër të kalueshme.
Ndërkohë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të Dinamos.
“Kundërshtarët e mundshëm në turin e 2-të.
UEFA ka bërë ndarjen e vazove për shortin e turit të dytë të Ligës së Konferencës. Dinamo City është vendosur në Grupin 7, në vazon e jofavoritëve.
Kundërshtarët e mundshëm,që dalin nga vazoja e favoritëve janë:
Rapid Vjenë (Austri)
Jagiellonia (Poloni)
Universitatea Kraiovë (Rumani)
Si dhe fituesit e çifteve:
Birkirkara (Maltë)-Petrocub (Moldavi)
Atletic d'Escaldes (Andorrë)-Dideleng (Luksemburg)
Shorti hidhet sot në orën 14:00”, shkruan klubi.
View this post on Instagram