Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Ndeshja e kthimit, "Tirona Fanatics" paralajmëron spektakël: Bohu gati për transfertën e parë masive të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e kthimit, "Tirona Fanatics" paralajmëron spektakël:
Tirona Fanatics

Tirana ia doli që të merrte një barazim me shumë vlerë në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League. Bardheblutë ia dolën që të barazonin 1-1 përballë Torpedo Kutaisi në transfertën gjerogjiane.

Në këtë sfidë nuk kishin si të mungonin edhe tifogrupi ultras i Tiranës, “Tirona Fanatics”. Edhe pse ishte një transfertë e largët, me shumë kilometra, ata ishin aty për ekipin e tyre të zemrës. Pa kaluar 24 orë nga ndeshja e parë, “Tirona Fanatics” fton të gjithë bardheblutë të jenë gati për ndeshjen e kthimit.

“2500km larg për ngjyrat e Tironës! Ndeshje në datë 18! Shkojmë, të gjithë bashkë vetëm për kualifikimit! Sezoni i transfertave Europiane sapo ka filluar. Në çdo stadium, qytet a shtet, ne do të jemi aty prezent!

Detajet e organizimit të ndeshjes së kthimit do të dalin gjatë javës! Në datën 18 nuk ka punë e as angazhime! Bohu gati për transfertën e parë masive të sezonit… Vetëm për Tironën”, shkruan Tirona Fanatics në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tirona Fanatics (@tironafanaticsofficial)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga