Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Triumf fantastik me përmbysje ndaj Atletic Escaldes, Dinamo me “një këmbë” në turin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Triumf fantastik me përmbysje ndaj Atletic Escaldes, Dinamo me
Atletic Escaldes - Dinamo

Atletic Escaldes 1 – 2 Dinamo City (Vieira 43' / Zabërgja 65', Qardaku 85')

Dinamo ka arritur të triumfojë ditën e sotme  përballë Atletic Escaldes me shifrat 2-1 me përmbysje. Përballjen e sotme, dinamovitët e zhvilluan në transfertë në Andorra.

Fillimisht ishin vendasit që luajtën më bindshëm duke gjetur edhe avantazhin në fundin e pjesës së parë falë golit të realizuar nga Vieira. Në pjesën e dytë, Dinamo u shfaq në fushën e lojës me një “fytyrë” tjetër.

Baton Zabërgja ishte ai që riktheu ekuilibrat e takimit duke realizuar gol falë një gabimi të portierit kundërshtar. Ndërsa golin vendimtar të takimit e shënoi Qardaku, me të cilin Dinamo ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit.

Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Estadi de la FAF
Arbitër: Tim Marshall (Irlanda e Veriut)

FORMACIONET ZYRTARE:
ATLETIC ESCALDES: Marinovich, Roncal, Carpio, Varo Alvarez, Andrade, Gemelson, Emanoel, Pablo Molina, Berlanga, Piloto, Segura. Trajner: Daniel Luque.
DINAMO: Teqja, Lorran, Aliji, Hoxha, Meksi, Tiago Nani, Gassama, Qefalia, Bregu, Vila, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja.

85’ GOL DINAMO! Qardaku përmbys shifrat për dinamovitët

65’ GOL DINAMO! Shënon Zabërgja. Sulmuesi kryeqytetas përfiton nga një gabim i portierit duke ndëshkuar vendasit

52’ Rast i artë për Dinamon, Nani godet shtyllën

46’ Starton pjesa e dytë, Dinamo kërkon reagimin ndaj vendasve

45’ Përfundon pjesa e parë, Atletic Escaldes udhëheq ndaj Dinamos.

43’ Kalon në avantazh skuadra e Escaldes, Vieira ndëshkon me kokë Dinamon

35’ Rast i mirë për Escaldes, por Aldo Teqja është i vëmendshëm duke ndalur goditjen.

20’ Ende asnjë rast konkret nga të dyja ekipet deri më tani në Andorra. 

1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Atletic Escaldes dhe Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga