
Pas fitores 1-2 në Andorrë, Dinamo ka barazuar mbrëmjen e sotme në duelin e kthimit përballë Atletic Escaldes. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi 1-1.
Golin për dinamovitët e Ilir Dajës e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 18-të. Ndërkohë që për miqtë rrugën e rrjetës e gjeti, Berlanga në minutën e 49-të.
Kështu, Dinamo shkon në fazën e 3-të të Conference League. Vlen të përmendet se sonte u dhanë edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilin ekip. Si fillim u ndëshkua Gassama i Dinamos, më pas Andrade te andorrianët.
Dinamo 1 – 1 Atletic Escaldes (3-2) (Zabërgja 17' / Berlanga 49')
Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Jasmin Sabotic (Luksemburgu)
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Tiago Nani, Dita, Aliji, Lorran, Qefalija, Gassama, Bregu, Vila, Zabërgja, Itodo. Trajner: Ilir Daja.
ATLETIC: Marinovich, Roncal, Carpio, Varo Alvarez, Andrade, Gemelson, Emanoel, Pablo Molina, Gallego, Berlanga, Segura. Trajner: Daniel Luque.
LIVE:
90+5' Mbyllet 1-1 ndeshja.
77’ Festë te Dinamo. Atletic Escaldes mbetet me 10 lojtarë, Andrade merr kartonin e dytë të verdhë.
52' Tronditet Dinamo. Pas golit të pësuar mbetet me 10 lojtarë, Karamba Gassama ndëshkohet me karton të kuq.
49' Shënon Escaldes me Berlanga.
45+1 Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
17’ GOL Dinamo! Shënon Zabërgja.
4' Dinamo kërcënon, Itodo tenton golin.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”, nis dueli mes Dinamos dhe Atletic Escaldes.