
Iberia 2 – 0 Partizani (Nonikashvili 31', Sylla 57')
Partizani është mposhtur në mënyrë surprizuese në sfidën e parë kundër Iberias. Ndeshja e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League, është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të gjeorgjianëve.
Iberia kaloi në avantazh që në minutën e 31’ me anë të një penalltie, e cila u shkaktua nga Pano Qirko. Me fillimin e pjesës së dytë, nisi malorja për “Demat”. Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijët me 10 lojtarë.
Në minutën e 57’, sulmuesi i Iberias, Sylla shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Megjithatë, ky gol lë hije dyshime, pasi sulmuesi i ekipit gjeorgjian duke më i avancuar.
Me këtë humbje, Partizani është me një këmbë jashtë aventurës Europiane, teksa shpreson tek ndeshja e kthimit. Sfida e dytë mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 1 gusht, në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00.
Rastet e ndeshjes:
57' GOL! Iberia dyfishon shifrat me Sylla.
47' Partizani me 10 lojtarë, Rrapaj merr kartonin e dytë të verdhë.
45+3’ Mbyllet pjesa e parë! Rrapaj, Bintsouka, Gueye dhe Bytyçi të ndëshkuar me karton të verdhë te Partizani. Mamageishvili dhe Kokhreidze te Iberia.
31' GOL! Nonikashvili kalon Iberian në avantazh.
10' Iberia pranë golit.
1' Starton sfida në Gjeorgji.