
Ballkani 0 – 0 Hamrun
Ballkani nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Hamrun Spartans. Sfida e parë e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, u mbyll me rezultatin 0-0.
Pavarësisht se ekipi i Ilir Dajës dominoi gjatë gjithë 90 minutave në stadiumin “Zahir Pajaziti”, asnjë nga ekipet nuk shënoi gol. Një nga momentet kyç të kësaj ndeshje ishte minuta e 20-të, kur Ballkani fitoi penallti me Karricën.
Por, ishte mesfushori Lindon Emërllahu që e ekzekutoi dhe e humbi. Megjithatë, Ballkani ka dhe ndeshjen e dytë kundër maltezëve, e cila do të zhvillohet më 30 korrik, në orën 20:00.
Rastet e ndeshjes.
20' Emërllahu shpërdoron penalltinë.
9' Ballkani pranë golit me Emërllahun.
1’ Starton ndeshja në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Podujevë.