
Dinamo - Atletic Escaldes
Dinamo u kualifikua menjëherë në turin e dytë të Conference League pasi kundërshtari i tyre u skualifikua nga gara. Mbrëmjen e sotme, kryeqytetasit kanë mësuar dhe kundërshtarin e tyre në turin e dytë.
Atletic Escaldes do të përballet me Dinamon në turin e dytë të Conference League. Skuadra nga Andorra arriti të eliminojë sot nga gara ekipin e Dudelange duke i mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 5-2.
Përballja e parë e Dinamos me Atletic Escaldes do të luhet më 24 korrik në Andorra. Ndërsa sfida e kthimit, do të zhvillohet më 31 korrik në “Elbasan Arena”, aty ku dinamovitët janë pritës.
Poll