
Partizani ditën e enjte do të luajë ndaj Iberia 1999 në Conference League, sfidë kjo e vlefshme për raundin e dytë të këtij turneu. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Mikheil Meskhi i Stadium” në Tbilisi, me sfidën që starton në orën 18:00.
Një duel shumë i rëndësishëm për kryeqytetasit që do të kërkojë rezultat pozitiv për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër. Për këtë sfidë UEFA ka vendosur për arbitrat.
Andrei Chivulete do të jetë kryesorë, me rumunin që do të ndihmohet nga Sebastian Gheorghe dhe Andrei Gabriel Constantinescu. Ndërkohë arbitër i 4-të do të jetë Florin Andrei. Chivulete nuk është një arbitër i pa njohur, pasi një vit më parë në grupet e Conference League ka gjykuar Zrinjski Mostar – Legia, duel që përfundoi 2-1 për polakët dhe Ernest Muçi asistoi në një nga golat.
