
Shorti
Partizani është sy e veshë nga Nyoni i Zvicës. Në orën 16:00 do të hidhet shorti për Conference League dhe “Demat” do të mësojnë edhe kundërshtarin e tyre në raundin e parë të këtij turneu.
Fatmirësisht për të kuqtë, për shkak të koeficientit në Europë ndodhet në vazon e favoritëve. Kundërshtar i mundshëm është Malisheva dhe të kuqtë rrezikojnë një “derbi shqiptarësh”.
Ndërkohë ekipe të tjera të mundshme me të cilat do të përballet Partizani janë edhe Cliftonville FC nga Irlanda e Veriut, Nõmme Kalju FC e Esonise dhe Haverfordëest Country AFC e Uellsit.
Siç dihet ndeshjet e para në këtë turne për raundin e parë do të luhet më 10 korrik, ndërkohë më 17 korrik do të luhen edhe sfidat e kthimit.
View this post on Instagram
Poll
Lexo gjithashtu
CONFERENCE LEAGUE
Në pritje të shortit, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë
CONFERENCE LEAGUE