
Conference League
Mbrëmjen e sotme do të luhet një përballje mjaft interesante dhe shumë e rëndësishme. Në orën 21:00 e gjithë vëmendja do të jetë “Tarczynski Arena” në Poloni.
Chelsea dhe Betis do të sfidohen mes tyre për trofeun e Conference League. Si spanjollët ashtu edhe anglezët do të hyjnë në fushë “all-in” për të triumfuar, pasi synojnë të mbyllin këtë sezon me trofe.
Kujtojmë se Chelsea ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ri, ndërkohë Betis do të luajë në Europa Leagu. Kështu ekipet do të luftojnë mes tyre vetëm për trofeun, pasi kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në Europë për sezonin e ri.
