Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

E PAZAKONTË/ Pjesa e parë zgjati 3 orë! Kaos në ndeshjen e Conference League ku po luante ish-mesfushori i Tiranës, pritet vendimi i UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
E PAZAKONTË/ Pjesa e parë zgjati 3 orë! Kaos në ndeshjen e
Rijeka - Sparta e Pragës

Ndeshja e Conference League mes Rijekës dhe Spartës së Pragës është kthyer në një nga sfidat më të pazakonta të viteve të fundit në Europë.

Takimi, që nisi në orën 18:45 në Kroaci, u ndërpre disa herë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike dhe u "braktis" pas pjesës së parë, e cila zgjati plot 3 orë.

Në fushë ishin edhe dy emra të njohur për publikun shqiptar si ish-mesfushori i Tiranës, Merveill Ndockyt, që luante titullar për vendasit dhe sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, me fanellën e skuadrës çeke.

Vetëm pas 13 minutash lojë, shiu i rrëmbyer e bëri terrenin të pamundur për të luajtur, duke detyruar gjyqtarin të ndalonte përkohësisht ndeshjen.

Përpjekjet për ta rifilluar më vonë dështuan disa herë, pasi pas shiut nisi mjegulla e dendur, e më pas era e fortë dhe reshjet e tjera rikthyen kaosin.

Në fund të pjesës së parë, arbitri njoftoi zyrtarisht se ndeshja do të mbetej e papërfunduar, ndërsa UEFA pritet të vendosë së shpejti nëse 45 minutat e mbetura do të zhvillohen në një tjetër datë.

Poll

Lexo gjithashtu