
Bernard Berisha & Saliou Guindo
Dinamo pret mbrëmjen e sotme skuadrën e Hajduk Splitit në sfidën e kthimit në turin e tretë të kualifikueseve të Conference League. Përballja e parë ka përfunduar në favor të kroatëve me shifrat 2-1.
Të besuarit e Ilir Dajës do të futen në fushën e lojës me mision të vetëm, i cili është të kalojnë në Play Off. Në prag të nisjes së kësaj sfide, Bernard Berisha dhe Saliou Guindo janë larguar nga “Air Albania”.
Megjithatë, largimi i dy sulmuesve nuk do të jetë i përhershëm, por sot po, pasi nuk janë të grumbulluar për këtë sfidë.

Poll