Conference League do t’i bëjë ditën e sotme “karshillëk” Europa League. Kjo pasi paralelisht me sfidat e Europa league do të zhvillohen edhe duelet e Confernece league.
Por vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te 2 ekipet shqiptare që do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët. Bëhet fjalë për Dritën, me kampionët e Kosovës që do të presin në shtëpi skuadrën e Az Alkmaar. Duel ky që do të startojë në orën 18:45, teksa paralelisht me këtë përballje do të zhvillohen edhe 8 duele të tjera.
Mes tyre edhe Shkëndija e tetovës do të synojë fitoren, ku kampionët e Maqedonisë së Veriut do të tentojnë fitoren ndaj Slovan Bratislavas. Ndërkohë në orën 21: 00 do të zhvillohen 9 sfidat e tjera të grupeve të Conference League.
