Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ Fiorentina siguron tre pikët, triumfon dhe Shakhtar Donetsk

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Fiorentina siguron tre pikët, triumfon dhe Shakhtar
Conference League

Janë mbyllur dhe nëntë sfidat e orës 21:00 në Conference League të vlefshme për raundin e parë. Shakhtar Donetsk ka triumfuar ndaj Aberdeen në transfertë me shifrat 3-2.

AEK Larnaca ka fituar bindshëm me AZ Alkmaar me shifrat 4-0. Cejle ka mposhtur AEK Athens me rezultatin 3-1. Fiorentina ka arritur të marrë tre pikë të vlefshme me shifrat 2-0 përballë Sigma Olomouc.

Samsunspor ka mposhtur në transfertë Legian me shifrat e ngushta 1-0. Rakow triumfoi në shtëpi përballë Universitatea Craiova me rezultatin 2-0. Sfida mes Shelbourne dhe Hacken përfundoi në barazim pa gola.

Strasbourg ka mposhtur në transfertë Slovan Bratislavën me shifrat e ngushta 2-1. Sparta Praga ka triumfuar në shtëpi ndaj Shamrock Rovers me shifrat 4-1.

Poll

Lexo gjithashtu