
Foto gjate hedhjes se shortit te Conference League
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e “Play-Off” të Conference League. Egnatia dhe Dinamo kanë mësuar kështu edhe kundërshtarin e tyre të mundshëm në këtë fazë.
Goglat në Nyon ishin mjaft bujare me ekipet shqiptare, me rrogozhinasit që nëse do të kalojnë me sukses Olimpija Ljubljana do të sfidojnë humbësin e çiftit Red IMPS – NOAH.
Ndërkohë Dinamo e Ilir Dajës ka “peshkuar” ekipe të kalueshme. Nëse “Blutë” bëjnë mrekullinë ndaj Hajduk Split do të kenë mundësinë të luajnë në “Play-Off” të Conference League ndaj fituesit të çiftit Silkeborg – Jagiellonia.
Kujtojmë se “Play-Off” i Conference league është programuar të zhvillohet më 21 gusht ndeshjet e para, ndërsa me 28 gusht ndeshjet e kthimit.


Galeria fotografike ()
Poll