
Conference League
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para çerekfinale të vlefshme për Conference League. Në këto sfida u shënuan 9 gola, teksa nuk kishte surpriza.
Chelsea mund të ketë siguruar gjysmëfinalen, pasi mposhti në transfertë Legian e Varshavës me rezultatin 0-3. Në krahun tjetër, Real Betis mori fitore të pastër në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Jagiellonia.
Në dy ndeshjet e tjera, Celje nuk e përballoi Fiorentinën. Italianët fituan në transfertë 1-2. Ndërsa ndeshja mes ekipitë të Djurgarden dhe Rapidit të Vienës u mbyll me rezultatin 0-1.
Poll