Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ 29 gola në 8 ndeshje! Fiorentina i shpëton turpërimit në shtesë, Alkmaar "show" ndaj armenëve (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ 29 gola në 8 ndeshje! Fiorentina i shpëton
Conference League

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e kthimit të UEFA Conference League. Në sfidat e zhvilluara mbrëmjen e sotme pati surpriza, teksa u shënua edhe një total prej 28 golash.

Fiorentina u mposht 2-4 nga Jagiellonia, por fitorja 3-0 në ndeshjen e parë dërgon italianët më tej. Këta të fundit i shpëtuan turpërimit në shtesën 120 minutëshe. Në krahun tjetër, Rijeka siguroi kualifikimin, pasi mposhto Omonian.

Në ndeshjet e tjera, Alkmaar fitoi 4-0 me Noah, Celje mposhti 3-2 Dritën, ndërsa Shkëndija e Tetovës humbi në transfertë përballë Samsunspor 4-0.

Ekipet e tjera që kualifikohen janë, Crystal Palace, Sigma Olomouc dhe Lech Poznan. Kujtojmë që shorti do të hidhet nesër (e premte), 27 shkurt.

REZULTATET E PLOTA (TË DYJA NDESHJET)

Celje 6 – 4 Drita

Fiorentina 5 – 4 Jagiellonia

Rijeka 4 – 1 Omonia

Samsunspor 5 – 0 Shkëndija

AZ Alkmaar 4 – 1 Noah

Crystal Palace 3 – 1 Zrinjski

Lausanne 2 – 3 Sigma Olomouc

Lech Poznan 3 – 0 KuPS

Poll

Lexo gjithashtu