Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Barazimi në Finlandë i mbush arkat, zbulohet sesa fitoi Drita mbrëmjen e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi në Finlandë i mbush arkat, zbulohet sesa fitoi Drita
Drita

Ditën e sotme Drita nisi aventurën europiane duke u përballur me KuPS në raundin e parë të Conference League. Kampionët e Kosovës u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në transfertë.

Edhe pse mori një barazim në Finlandë, Drita ka mbushur arkat e klubit me rezultatin e sotëm. 133 mijë euro kanë shkuar në drejtim të klubit shqiptar pas barazimit në transfertë.

Ndërsa në rast fitoreje, Drita do të kishte mundësinë të fitonte 400 mijë euro. Megjithatë, kampionët e Kosovës do të kenë mundësinë të arrijnë te fitorja në 5 ndeshjet e ardhshme në Fazën e Ligës.

Poll

Lexo gjithashtu