Në orën 18:45 për llogari të kompeticionit të tretë për nga rendësia zbarkojn në fushë Jagiellonia, një emër i madh në futbollin polak. Ekipi nga Ekstraklasa ka përballë modestët e Petrocub që vijnë nga një futboll ku vetëm Sheriffi ka arritu t’i marrë më të mirën.
Polakët luajnë në shtëpi në një stadium të tejmbushur siç e kanë zakon. Këtu aktivizohet dhe Jetmir Haliti. Mbrojtësi i krahut i Kosovës me numrin 4 mbi fanelë është pjesë e stolit pa iu dhënë mundësia në këtë takim duke parë edhe se kundërshtari nuk është i nivelit më të fortë dhe duhen provuar disa gjëra në prapavijën e “të verdhëve”.
Haliti nuk u aktivizua as me Copenhagen në javën e parë dhe në Europë mund të thuhet se është zgjedhje e dytë. 28 vjeçari ka marrë minuta vetëm në ligën e Polonisë dhe aty me pikatore. Gjithsesi, ish-lojtari i të mëdhenjve suedez të AIK mund të shtegtojë nga vendi lindor nëse kjo situatë nuk vihet mbi shinat e duhura.