
Dinamo dhe Egnatia mbrëmjen e djeshme luajtën ndeshjet e para të raundit të 3-të të Conference League. Ekipi i Ilir Dajës për fat të keq u mposht me përmbysje 2-1 nga Hajduk Split, duel që u zhvillua në Kroaci.
Ndëkohë nga krahu tjetër me një barazim largohet nga Sllovenia skuadra e Edlir Tetovës. Kampionët e Superiores barazuan 0-0 meOlimpija Ljubjana. Tashmë pas 1 javë do të luajnë sfidat e kthimit dhe ku do të synojnë fitoren për të tentuar dhe shpresuar deri në fund te kualifikimi.
Saktësisht duelet e kthimit do të luhet me 14 gusht. Dinamo do të presë Hajduk Split në “Air Albania”, duel i parashikuar për të filluar në orën 20:45.
Vetëm 15 minuta më vonë do të startojë dueli tjetër. Egnatia pret në “Egnatia Arena” skuadrën e Olimpija Ljubjana. Sfida shumë të rëndësishme për rrugëtimin e ekipeve shqiptare në Europë.