Juventus e nis më këmbën e mbarë aventurën në Champions League. 'Zonja e Vjetër' mposhti PSV në shtëpi me rezultatin 3-1.
Bardhezinjtë thuajse e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë me dy golat e Kenan Yildiz e Weston McKennie që i dhanë avantazhin e dyfishtë në fraksionin e parë. E dyta nisi me të njëjtin ritëm teksa ishte Nicolas Gonzalez që mbylli llogaritë me golin e 3-të. Në aksionin e fundit, holandezët do të shënon golin e vetëm me Bakayoko, por që vlen thjeshtë për statistika.
Një ndeshje e dominuar dhe 3 pikët e para kënaqin 'Zonjën' dhe tifozët e saj. E rradhës për Juventusin do të jetë ndaj Leipzig në Gjermani.
Ndërkohë, sfida tjetër paralele mes Young Boys dhe Aston Villa pati të njëjtin fat me anglezët që shënuan 2 herë në pjesën e parë me Yuri Tielemans e Jacob Ramsey si dhe golin e fundit në të dytën me Andre Onana. Në ndeshjen e rradhës, londinezët përballen me Bayern Munchen.
Golat e Juventusit: