Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

U eliminuan nga Kupa, Mkhitaryan optimist para Barcelonës në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
U eliminuan nga Kupa, Mkhitaryan optimist para Barcelonës në Champions
Henrikh Mkhitaryan

Tek Interi nuk ka kohë as për të shëruar “plagët” e tyre, sepse në horizont ka ndeshje të tjera që do të jenë vendimtare në përpjekjen për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, një edicion që Lautaro dhe shokët e tij mund ta bëjnë ende historik për zikaltrit.

Së pari Roma, që do të përballen të dielën në orën 15:00 “San Siro” për të zmbrapsur sulmin në krye nga Napoli , aktualisht i barabartë me skuadrën e Simone Inzaghit, më pas Barcelona për ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve për të synuar aktin final të Champions League.

Ndër lojtarët më me përvojë të klubit nga Milano është mesfushori Henrikh Mkhitaryan, i cili ka ndoshta një nga shanset e tij të fundit (ose të fundit) për të ngritur trofeun më të lakmuar të klubit këtë sezon. Armeni ka folur për këtë ndeshje të madhe kundër Blaugranëve në një intervistë dhënë për numrin e radhës të revistës “The UCL Show”, duke e bërë të qartë se mezi pret të arrijë deri aty.

“Duhet të fokusohemi. Barcelona ka një ekip shumë të ri dhe të talentuar, me lojtarë me përvojë të madhe ndërkombëtare. Do të jetë një sfidë shumë interesante, një gjysmëfinale e Champions League është gjithmonë fantastike për t'u përballur. Ne do të bëjmë më të mirën në ndeshjen e parë dhe më pas në të dytën për të arritur në finale”, tha Mkhitaryan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga