Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Heshtja “e pazakontë” te Partizani pas largimit të Kërnajës, vetëm dy lojtarë “kujtohen” për ish-trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
Heshtja “e pazakontë” te Partizani pas largimit të
Foto ilustrim: Oltijon Kërnaja dhe lojtarët e Partizanit

Partizani njoftoi të enjten shkarkimin nga detyra të trajnerit Oltijon Kërnaja, duke ndarë kështu rrugët me tropojanin, 3 javë para përfundimit të kampionatit.

Vetëm pak orë pas bërjes publike të këtij njoftimi, vetë Kërnaja mbajti një qëndrim në rrjetin e tij social ku u shpreh falenderues për të gjithë kohën e kaluar me të kuqtë, ndërsa pati dhe mesazhe me nënkuptime për ata të cilët nuk besuan tek ai kur mori “timonin” e skuadrës.

Sakaq, diçka që vlen për t’u përmendur është dhe reagimi shumë i vakët i lojtarëve të “Demave”, të cilët nuk kanë reaguar pas largimit të Kërnajës. Përveç Marjo Kolës dhe David Fadairos të cilët i dedikuan nga një postim falenderues në profilet e tyre në Instagram, pjesa tjetër kanë zgjedhur të heshtin, ose kështu rezulton së paku nga profili i Kërnajës.

Një situatë disi e pazakontë, nëse kemi të bëjmë me “hatërmbetje” të brendshme mes tij dhe lojtarëve, apo këta të fundit do të kujtohen për ish-trajnerin pasi të mbyllet ndeshja e fundjavës me Flamurtarin në “Arena e Demave”.

Heshtja “e pazakontë” te Partizani pas largimit të
 
Heshtja “e pazakontë” te Partizani pas largimit të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu